“Nuk kisha dëgjuar kurrë për Frosinonen”, lojtari shqiptar tregohet i sinqertë: Krahasimet me Ibrahimoviçin janë një barrë e rëndë

Arijon Ibrahimoviçi është prezantuar ditën e djeshme përpara mediave si lojtari më i ri i Frosinones. Futbollisti shqiptar është treguar i sinqertë në konferencën për shtyp, ku ka thënë se nuk kishte dëgjuar më parë për këtë klub. Megjithatë, ai shprehet se e ka ndjekur Frosinonen në ndeshjet e para të kampionatit dhe mënyra e lojës e ka bindur të firmosë me të.

“Jam shumë i lumtur, u binda që të vija falë stilit të lojës që pashë në TV në ndeshjet e para. Trajneri luan një lojë sulmuese që shkon mirë me karakteristikat e mia.

Nuk kisha dëgjuar kurrë për Frosinone, jam i sinqertë. Para se të vija, pyeta dhe të gjithë më dhanë reagime pozitive dhe tani po e vërej edhe personalisht. Paralelet me Ibrahimovicin mund të jenë të rënda sepse ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer. Shpresoj të jetë në gjendje të bëjë një karrierë të madhe si e tij”, ka thënë Arijon Ibrahimoviçi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online