“Kur humbi penalltinë e dytë nuk dija ku të fusja kokën”, trajneri flet edhe për incidentin me Rumaninë: Muriqi është krenar që është nga Kosova

Vedat Muriqi ende nuk po shfaqet në formën e tij te Majorka. Sulmuesi nga Prizreni ka humbur dy penallti në këto javë të para të kampionatit, çka ka ndikuar jo pak në anën e tij psikologjike. Trajneri i Majorkës ka thënë në konferencë për mediat se Muriqi mendon se ekipi ka humbur pikë për fajin e tij.  Sa i përket incidentit skandaloz të ndodhur në Rumani, Agirre është shprehur kjo është një çështje delikate për sulmuesin shqiptar, i cili është krenar që është nga Kosova.

“Ata (sulmuesit) jetojnë me gola, u pikëllova shumë për penalltinë e parë. Në të dytën nuk dija ku ta vendosja kokën . Ai (Muriqi) mendon se kemi humbur 3-4 pikë për shkak të tij dhe i thashë që vitin e kaluar na dha shumë. Incidenti në Rumani? Është një çështje delikate, ai e trajton me dinjitet të madh, siç duhet, është shumë krenar që është nga Kosova”, ka deklaruar Havier Agirre./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online