Tyson Fury ka deklaruar dorëheqjen e tij nga boksi pas fitores me “knockout“ kundër Dillian Whyte. Boksieri britanik ka mbyllur karrierën e tij si i pamposhtur, duke hyrë në librin e legjendave të këtij sporti. Paratë dhe fama nuk i mungojnë, por përsëri Fury zgjedh të jetojë larg luksit të shfrenuar dhe vëmendjes së njerëzve. Këtë gjë e thekson vetë boksieri 33-vjeçar në një intervistë të dhënë së fundi, ku shprehet e është një njeri shumë i thjesht që nuk e lidh jetën e tij me paratë.
“Nuk ka të bëjë me paratë për mua. Për shumë njerëz në këtë botë, gjithçka ka të bëjë me paratë, më shumë para. Unë kam para të mjaftueshme. Kam mjaftueshëm nga gjithçka që më nevojitet. Unë jam një njeri shumë i thjeshtë. Unë ngas një VW Passat 07. Jam një person krejtësisht normal, nuk kam nevojë për tonelata parash për t’i bërë përshtypje të gjithëve”, është shprehur Tyson Fury./Elio Hajdari-Sport Ekspres/