Është mentori i thesarit të Shqipërisë, njihuni me legjendën e Norvegjisë që dërgon të dhëna te Chelsea për Armando Brojën

Armando Broja është padyshim thesari më i madh i Shqipërisë në futboll. 20-vjeçari vjen në Kombëtare si një paketë e plotë, të cilën tifozët kishin vite që e kërkonin. Por një rëndësi të veçantë zë edhe në radhët e Chelsea-t, që e ka nisur për të dytën herë në huazim, në mënyrë që të rritet edhe më tepër. Vëzhguesit e bluve të Londrës e përcjellin kudo që ndodhet për të raportuar në klubin mëmë aftësitë e tij.

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar një artikull ku zbulon emrin e mentorit të Armando Brojës. Bëhet fjalë për Tore Andre Flo. Ky i fundit ka qenë një ish-lojtar i njohur norvegjez, me një karrierë ta pasur mbi supe. Në karrierën e tij numëron 76 paraqitje dhe 23 gola të shënuar me Kombëtaren e Norvegjisë, me të cilën ka marrë pjesë në Kupën e Botës 1998 dhe Euro 2000.

Ndërkohë përgjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e disa klubeve, si Chelsea, Rangers, Sunderland apo Siena. “La Gazzetta dello Sport” bën me dije se Flo vëzhgon nga afër rritjen e Brojës, që nga periudha kur 20-vjeçari shqiptar u huazuar në radhët e Vitesse-s në Holande. Ish-lojtari norvegjez shpesh udhëzon Brojën me këshillat, si dhe dërgon të dhënat e tij te Chelsea./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online