“Nuk ka trajner që e pranon”, Shehi flet pa doreza për Danson: Donte të luante titullar ose nuk vinte në grumbullim

Sot është luajtur edhe derbi i fundit i kryeqytetit për këtë sezon. Partizani dhe Tirana janë ndarë në paqe në “Air Albania”. Takimi ka përfunduar në shifrat 0-0, megjithëse raset dhe nervi i derbit nuk kanë munguar aspak përgjatë lojës. Por ky barazim vjen më tepër si një humbje për ekipin e Partizanit.

Tirana i dërgon të kuqtë një hap pas në luftën për titull, teksa tashmë renditen 4 pikë pas Teutës në klasifikim. Ndërkohë kjo pikë është e vlefshme për bardheblutë, që mbeten ende në garë për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Në përfundim të 90 minutave protagonistët e derbit të kryeqytetit kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli” në “Supersport”.

Shehi (Tirana): “Ndeshjet derbi janë të luftura. Besoj se çdo skaudër maksimumi 1=2 raste do të ketë. Mendoj se kemi bërë mirë. Në 20 minutat e para kemi bërë mirë. Pastaj çeduam pak, sidomos treshja e sulmit përpara. Më vjen keq. Kemi qenë shmë pikë dhe kemi rikuperuar shumë. Kemi ecuri të mirë. Nuk varet vetëm në dorën tonë, luajnë edhe rivalët. Mbetemi në garë për Europën. Të hënën kemi ndeshjen me kundërshtarin direkt.

Çështja e Dansos kishte një periudhë që e dërguam te U21. Në mënyrën se si mendon ai se si duhet të funksionojë një ekip. Donte të luante me patjetër në formacion dhe ditën e grumbullimit nuk vinte. Pasi e dërgova atje e mora në skuadër pa folur me presidentin dhe i thashë nëse ke ndryshuar mendim je i mirëpritur. U kthye dhe e pa që nuk kishim asgjë me të. Sot bëri një performancë shumë të mirë dhe meriton vlerësime. I thashë që gjithë inatin që ke me mua tregoje sot. Sigurisht që është pjesë e skuadrës dhe me performancën e bërë meriton vendi ne titullarit. Sigurisht që nuk ka trajner në botë që e pranon që lojtari ti thojë unë dua të luaj titullar ose ndryshe nuk vij në grumbullim. Është e papranueshme. Unë nuk e kam marrë fushën me tapi, aty ësthë, kush e meriton do të luajë. ”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online