“Nuk ka sjellë asnjë vlerë te Lacio”! Media italiane del kundër Elseid Hysaj: Nga 9 ndeshje, kanë pësuar gol ne 8 raste

Tjetër Hysaj në Kombëtare dhe tjetër në Serie A! Kjo frazë është thënë në shumë raste, por në këto kohë, po arrin në barazi ky krahasim. Elseid Hysaj po zhgënjen në të dy drejtimet, ndërsa shkaktoi penallti të pakuptimtë edhe ndaj Interit, në golin e vetëm të zikaltërve.

Ndoshta prej rastësisë, por sapo Lazari hyri në vendin e tij do të niste dhe përmbysja e Lacios me Interin. Por në Itali nuk besojnë shumë te rastësitë. Media “Cittaceleste” e cilëson Hysajn si zhgënjyes dhe nga ana tjetër shkruan se Lazzari është shumë më i mirë se shkodrani, sidomos kur bëhet fjalë për të ndihmuar ekipin në fazën e sulmit.

“Hyrja e Lazzari i dha ekipit më shumë shtysë në fazën e sulmit. Lazio gjeti shpejtësinë më të madhe falë këtij lojtari që kaloi në krahun e djathtë. Ndërsa në të majtë, skuadra gjeti qëndrueshmëri dhe fizikë më tepër falë Marusic. Dallimi u pa qartë dhe ishte i pakundërshtueshëm.

Deri tani, prezenca e Hysajt në fushë nuk është dukur si ndonjë vlerë e shtuar për mbrojtjen e cila e ka mbajtur portën e paprekur vetëm në një rast nga nëntë ndeshje. Ndërsa me mungesën e Lazzari, veçanërisht në fazën e kontrollit të topit, mungesa vihet re ndjeshëm”, shkruhet në media. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online