Nuk ka rinovuar dhe përflitet për një largim, Pochettino zbulon për Mbappe: Më pyet gjithmonë për Anglinë dhe Spanjën

Kylian Mbappe është një nga emrat më të përfolur të merkatos, ku në drejtim të tij ka interesime të vazhdueshme nga Liverpool dhe Real Madrid. Talenti francez ende nuk ka rinovuar me PSG-në dhe largimi mund të jetë pranë. Ndërkohë në fjalën e tij në konferencën për shtyp, Pochetino zbulon më tepër rreth thesarit të parisienëve. Trajneri argjentinas tregon se Mbappe e pyet shpesh rreth Spanjës dhe Anglisë, për të cilat interesohet mbi mentalitetin, lojën apo edhe kulturën. Një shenjë kjo për largimin e 22-vjeçarit apo thjesht një kuriozitet për tu shuar? Mbetet për tu parë.

“Ai e do futbollin dhe gjithmonë flet për të. Mbappe gjithmonë pyet për Anglinë, si është loja, mentaliteti dhe kultura atje. Por gjithashtu nga Spanja dhe Argjentina. Ai shikon ndeshje çdo ditë: angleze, franceze, italiane dhe gjermane. Është vetëm 22 vjeç, por ai është tashmë shumë i pjekur dhe ka besim në talentin e tij.

Një gjë shumë e rëndësishme është që flet frëngjisht, sigurisht, por ai gjithashtu kupton në mënyrë të përsosur anglisht dhe spanjisht. Me të flas në këto dy gjuhë, më shumë në anglisht sesa në spanjisht. Unë gjithashtu i thashë atij se duhet të praktikoj frëngjishten time me të për t’u përmirësuar, ai më dha mundësinë e tij, por më shpjegoi se është më mirë që ai të flasë në anglisht. Ai pëlqen të praktikojë gjuhë të ndryshme“, ka thënë Pocchettino./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *