Nuk ka paqe për Zekën, Lila e huazon sërish

Agim Zeka u largua me bujë nga skuadra e Skënderbeut drejt francezëve të Lilës. Futbollisti i kombëtares së shpresave nuk arriti të integrohej me ekipin e parë, por shkoi te skuadra e dytë e Lilësi. 20 ndeshje për të në sezonin 2017-18 për Lilën B, më pas u huazua në kategorinë e dytë portugeze me Varzimin. Dy ndeshje dhe një gol për shqiptarin.

Kthim në bazë, por me valixhe gati. 20-vjeçari u huazua sërish nga skuadra franceze në ligën e dytë portugeze me ekipin e Leishois. Ekip ky që garon në ligën e dytë. Zeka shpreson të gjejë veten dhe të marrë minutat e munguara. Lojtari nuk ka gjetur paqe ende dhe karriera e tij nuk po shkon ashtu si duhet.

I larguar me pritshmëri të mëdha, por mesfushori u zhgënjye shpejt. Francezët kanë ende besim tek ai duke parë moshën e tij të re, shpresojmë të gjejë veten në ligën e dytë portugeze!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *