Nivel i ri çmendurie: Reali shet fanellat e një lojtari që nuk ekziston!

Te Reali i Madridit nuk janë mirë: ose largimi i Ronaldos i ka tronditur keqas, ose situata financiare është aq e rëndë saqë shesin gjithçka me logon legjendare të Realit, duke u bërë qesharakë. Ose, mundësi tjetër, “hashashi në Bernabeu është i cilësisë superiore”, si shkruan një përdorues në Twitter.

Arsyeja? Klubi madrilen ka nxjerrë në shitje në faqen e vet zyrtare edhe një fanellë me numër 29, të një futbollisti me emrin Hunter.

Kush dreqin është ky, do pyesni, nëse nuk luani videolojën FIFA. Është një personazh i njohur në botën e lojërave elektronike, ndaj Reali ka bashkëpunuar për të përfituar në aspektin e marketingut, por të shumtë kanë qenë ata që janë tallur me këtë absurditet, aq më shumë që fanellat e këtij lojtarit që nuk ekziston shiten me çmime të frikshme, deri në 160 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online