Nuk ka paqe mes Milinkoviçit dhe Luftëtarit

Siç është raportuar prej ditësh, klubi gjirokastrit ka paditur teknikun serb menjëherë pasi ky i fundit u prezantua në radhët e klubit të Kukësit. Drejtuesit e skuadrës së Luftëtarit dërguan padinë në FSHF dhe çështja përfundoi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

Në seancën e parë të zhvilluar sot, nuk është gjetur gjuha e përbashkët duke kushtëzuar në këtë mënyrë dhe zyrtarizimin e trajnerit Milinkoivç në krye të Kukëst. Edhe pse ishte vetë presidenti Safet Gjici ai që e prezantoi para mediave 49-vjeçarin, kontrata e tij nuk është depozituar në FSHF. Kukësi kërkon që të evitojë çdo përplasje të mundshme dhe në dukje ka vepruar drejt. Pretendimet e Luftëtarit janë të majme dhe kërkon një dëmshpërblim pej 100 mijë eurosh nga Milinkoviç, me arsyen e prishjes së kontratës në mënyrë të njëanshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *