Kukësi: Veprojmë juridikisht, Emini nuk largohet pa miratimin tonë

Klubi i Kukësit vijon me qëndrimin e prerë në lidhje me kontratat e Allës, Koliçit, Lenës dhe Eminit. Mësohet se drejtuesve të Kukësit nuk u ka pëlqyer aspak kur kanë mësuar se sulmuesi tetovar ka dalë në stërvitje me Shkëndijën. Gazeta ka kontaktuar zyrën e shtypit, e cila për “Sport Ekspres” ka dhënë dhe qëndrimin zyrtar, teksa sqaron se tashmë do të ndërmerren dhe hapat juridik për ta ndjekur këtë çështje: “Emini është nën kontrate me ekipin e Kukësit. Dalja në stërvitje me ekipin e Shkëndijës bie ndesh me marrëveshjen e nënshkruar mes palëve. Klubi do te marrë të gjitha masat për lojtarin dhe do të jetë zyra juridike që do të merret me gjerësisht me këtë çështje edhe në FSHF. Asnjë lojtar që është nën kontratë me Kukësin nuk mund të largohet pa miratimin e klubit. Emini s’bën përjashtim”. Një situatë aspak e favorshme për të dyja palët, që tashmë janë zyrtarisht në një “luftë” të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online