“Nuk ka më ketchup për lojtarët”! Gerrard merr masat e para dhe flet për duelin me Liverpulin: Klopi do më presi me përqafim

Steven Gerrard ka lënë stolin e Rejnxhërsit për të marrë drejtimin e Aston Vilën. Ish-mesfushori i njohur do të nisë këtë javë aventurën e tij të parë në Premier League si trajner. Gerrard ka marrë masat e tij të para për lojtarët, duke vendosur të njëjtin rregull si Conte në ditët e tij të para te Tottenham-i.

Futbollistët nuk do të përdorin më gjatë ketchup-in, ndërsa Gerrard shpjegon: “E kam ndaluar (ketchup-in) para se ta shoh me ta. Lojtarët e mi duhet të jenë të gatshëm mendërisht dhe në çdo mënyrë tjetër. Ata duhet të përpiqen t’i përkasin elitës”.

Më tej trajneri anglez ka folur edhe për përballjen me ish-skuadrën e tij, ku ka kaluar vite të gjata të karrierës. Në ballafaqimin që do të ketë me Liverpulin, Gerrard është shprehur se ka folur me Klopin dhe i ka thënë se do e presë me një përqafim.

“Premton të jetë një ngjarje emocionuese për mua. Unë kam folur tashmë me Jurgen Klopin, i cili tha se mund të pres një përqafim të madh kur skuadrat tona takohen me njëra-tjetrëb”, ka thënë Steven Gerrard./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online