Nga Kombëtarja te dy golat me Empolin, Nedim Bajrami jep sinjale pozitive në Itali

Nedim Bajrami nuk arriti të gjente golin e tij të parë me fanellën kuqezi as përballë Anglisë e as kundër Andorrës. Mesfushori shqiptar u aktivizua në të dy takimet, por në fund nuk mundi të jetë protagonist në fushën e lojës. Megjithatë fantazisti kuqezi jep sinjale pozitive në Itali.

Empoli ka zhvilluar një takim miqësor me Praton, të cilin e ka fituar me rezultatin e thellë 6-1. Vend në listën e golashënuesve në këtë ndeshje ka pasur edhe për Nedim Bajramin. Ky i fundit mban autorësinë e dy golave. I pari u shënua nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 35, ndërsa të dytin do e shënonte në minutën e 45./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online