Largime nga Barcelona/ Laporta nuk toleron, vinte me vonesë për shkak të gjumit dhe injoronte telefonatat

Laporta po kërkon të rikthejë Barcelonën në nivelin e dikurshëm dhe për këtë arsye dëshiron që në klub të jenë njerëzit e duhur për të mbërritur në këtë objektiv. Për të pasur një funksionim sa më të mirë nevojitet edhe rendi jashtë fushës së lojës. Për këtë arsye Laporta ka vendosur të largojë shefin e sigurisë nga detyra. Ferran Lopez është shkarkuar nga puna për shkak se nuk i ka përmbushur detyrat e tij. Pak javë më parë tifozët kanë arritur të godasin makinën e Koeman dhe një veprim i tillë ka ndodhur edhe me lojtarë të ekipit.

Në këtë aspekt Lopez ka dështuar të ofrojë sigurinë për anëtarët e skuadrës. Por përpos kësaj korrektesa nuk ka qenë karakteristikë e tij. Në Spanjë bëjnë me dije se shefi i sigurisë së Barcelonës vinte rregullisht me vonesë në punë dhe si arsyetim jepte faktin se kishte fjetur më shumë seç duhet. Gjithashtu injoronte telefonatat dhe e-mailet që i dërgonte klubi. Një situatë e tillë nuk është toleruar nga Laporta, i cili ka vendosur ta shkarkojë Ferran Lopezin përfundimisht nga posti i tij si shef i sigurisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online