Nuk ka kurë për Fred, as “doktor” Solskjaer nuk e shëron dot

Mesfushori brazilian Fred ishte blerja rekord e Mançester Junajtid në merkaton e verës së 2018-ës. “Djajtë e kuq” derdhën 55 milionë euro në arkat e Shaktar Donetck për të siguruar shërbimet e mëngjarashit.

Fillimisht faji u vu te Murinjo, pasi portugezi uli shumë nga yjet e skuadrës në stol, ndër to dhe Marsial   dhe Pogba. Megjithatë, në ndryshim nga dy francezët, situata e Fred nuk ka ndryshuar me shkarkimin e portugezit dhe zëvendësimin e tij me Ole Gunar Solskjaer.

Aktivizimi i fundit i Fred daton më datë 26 dhjetor dhe që prej asaj date braziliani nuk ka marrë qoftë dhe asnjë minutë duke qëndruar në stol për nëntë ndeshje radhazi.

Në takimin e fundjavës kundër Mançester Junajtid, Solskajer në mungesë të të dëmtuarit Nemanja Matiç vendosi t’ia besonte vendin e lënë bosh të riut Skot Mektominej. Situata bëhet akoma më e rëndë për Fred, pasi Solskjaer nuk e aktivizoi brazilianin pas dëmtimit të Hektor Herrerës, duke preferuar të aktivizonte të riun tjetër Andreas Pereira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online