Mesfushori brazilian Fred ishte blerja rekord e Mançester Junajtid në merkaton e verës së 2018-ës. “Djajtë e kuq” derdhën 55 milionë euro në arkat e Shaktar Donetck për të siguruar shërbimet e mëngjarashit.
Fillimisht faji u vu te Murinjo, pasi portugezi uli shumë nga yjet e skuadrës në stol, ndër to dhe Marsial dhe Pogba. Megjithatë, në ndryshim nga dy francezët, situata e Fred nuk ka ndryshuar me shkarkimin e portugezit dhe zëvendësimin e tij me Ole Gunar Solskjaer.
Aktivizimi i fundit i Fred daton më datë 26 dhjetor dhe që prej asaj date braziliani nuk ka marrë qoftë dhe asnjë minutë duke qëndruar në stol për nëntë ndeshje radhazi.
Në takimin e fundjavës kundër Mançester Junajtid, Solskajer në mungesë të të dëmtuarit Nemanja Matiç vendosi t’ia besonte vendin e lënë bosh të riut Skot Mektominej. Situata bëhet akoma më e rëndë për Fred, pasi Solskjaer nuk e aktivizoi brazilianin pas dëmtimit të Hektor Herrerës, duke preferuar të aktivizonte të riun tjetër Andreas Pereira.