Nuk ka kohë dhe vend për pushime! Marash Kumbulla kthehet në stërvitje te Roma, kërkon të djeg etapat dhe kohën e gjatë

Marash Kumbulla pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me Milanin dhe u tha se do të mungonte deri në vitin 2024. Megjithatë mbrojtësi shqiptar po punon që të djeg etapat dhe të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur. Lojtari i Kombëtares është rikthyer sot në stërvitje, duke kaluar në një tjetër fazë.

I vetmi futbollist i Romës që ka dalë në stërvitje është Kumbulla, ndërsa nesër do t’i bashkohet Abraham që vjen nga një tjetër lëndim i rëndë. Megjithatë të dy lojtarët nuk mund të stërviten me pjesën tjetër të lojtarëve dhe kërkojnë kohën e tyre derisa të kthehen në gjendjen optimale. Sipas parashikimeve të fundit, pritet që Kumbulla të kthehet në fundin e vitit 2023. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online