LAJM I FUNDIT/ Partizani zyrtarizon blerjen më të re me kontratë 4-vjeçare, marrin super portierin e Superiores

Partizani ka zyrtarizuar blerjen më të re. Bëhet fjalë për Pano Qirkon, i cili zhvilloi një sezon me Teutën në Superiore. Të kuqtë mbyllën marrëveshjen me Qirkon, duke i ofruar kontratën 4-vjeçare dhe me të drejtë rinovimi për një tjetër sezon.

“Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Pano Qirkon. Partizani ka arritur marrëveshjen me Teutën për transferimin definitiv të portierit 24 vjeçar. Gardiani ka firmosur me kampionët e Shqipërisë një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Qirko bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive me ekipin e Teutës”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online