“Nuk ka bileta? Mos e lini vetëm ekipin”! Tirana mbushet me numër tifozësh jashtë pritshmërive: T’u tregojmë çfarë jemi të aftë të bëjmë…

Tirana do të presë finalen e parë të Ligës së Konferencës më datë 25 maj. Në Shqipëri pritej të zbarkonin rreth 40 mijë tifozë, por duket se numri i vërtetë i tyre do të kalojë çdo pritshmëri të mundshme. Ditët e fundit ka nisur të përflitet për 90 mijë tifozë ne total, ndër të cilët 20 mijë do të jenë holandezë dhe 70 mijë italianë.

Por tifozët e Fejnordit kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për të shtuar pjesëmarrjen e tyre në Tiranë. Pavarësisht se nuk do të kënë një biletë për në “Air Albania”, faqja “Feyenoordfans” bën thirrje përmes “Instagram”-it që të udhëtojnë drejt kryeqytetit tonë për të qenë pranë klubit të tyre.

“Shokë! Nuk keni mundur të merrni një biletë? As ne! Jo shumë befasuese duke pasur parasysh numrin patetik prej 3000 biletash të shitura nga UEFA (= MAFIA). Përveç faktit skandaloz që UEFA ka komunikuar qëllimisht kohën e gabuar për të marrë 8500 biletat në shitje të gjitha për tifozët e Romës. A po e lëmë vetëm ekipin tonë në Tiranë?!

Janë disa rrugë që të çojnë në Tiranë dhe duhet të mbështesim sa më shumë ekipin. Nuk keni mundur të merrni një biletë ndeshjeje? Vetëm ejani në Tiranë! Me siguri do të ketë ekrane të vendosura në qytet dhe është ende një përvojë e mrekullueshme të jesh prezent në qytetin final.

Të gjithë do të sigurohemi që të jetë një udhëtim i paharrueshëm! Tani e dimë që kjo finale është e organizuar keq, por le të mos na pengojë kjo! Kërkojini vëllait, babait, një kushëriri të largët dhe të gjithë miqve tuaj që të vijnë me ju. Në mungesë të fluturimeve të mira, hipni në makinën tuaj dhe rezervoni një hotel në qytetet e afërta për shembull, dhe ejani në Tiranë! Ne do t’ju tregojmë se çfarë jemi të aftë. Ne do ta pushtojmë Tiranën!!!”, shkruhet në faqen e tifozëve të Fejnordit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online