E bujshme/ Shehi frikëson Tiranën, trajneri kampion konfirmon bisedimet me klubin nga Kosova

E ardhmja e Orges Shehit mbetet e dyshimtë pas fitimit të titullit kampion me Tiranën. Kur të gjithë prisnin krijimin e një cikli nga bardheblutë, si dhe një ecuri pozitive në Europë, zërat për një largim të trajnerit durrsak kanë bërë që të ngrihen shume pikëpyetje.

Në Kosovë raportojnë për negociata të kreut të pankinës së Tiranës me klubin e Gjilanit. Madje, vetë Shehi ka pohuar për “Koha.net” se ka pasur kontakte me Gjilanin, por shton se do të vendosë për të ardhmen e tij pasi të ulet në tryezën e bisedimeve me presidentin Refik Halili në fund të sezonit.

“Telefonatë kam pasur, por jo takime. Me sa dijeni kam, Gjilani është klub që ka vite që është në majat e futbollit kosovar. Kampionatin e Kosovës e përcjell. Kam shumë miq në Kosovë. Kam qenë edhe afër Ballkanit para se ta merrja Tiranën.

Unë jam ende zyrtarisht trajner i Tiranës dhe deri në përfundim të kontratës nuk është etike të bisedoj me klube të tjera. Pas mbylljes së bisedimeve me presidentin e Tiranës, Refik Halilin, pastaj do të shohim për opsionet e tjera”, ka thënë Orges Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online