Ditët po afrojnë dhe Shqipëria po përgatitet të presë finalen e parë europiane në Tiranë. Më 25 maj në “Air Albania“ do të jepet trofeu i parë i kompeticionit UEFA Europa Conference League. Edlira Jaupaj ka qenë e ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka dhënë më tepër informacione në lidhje me bllerjen e biletave për këtë finale historike për vendin tonë.
“Biletat variojnë nga 30 euro në 125 euro për tifozët. Është një link i UEFA-s, ku mund të aplikohet. Është kompeticion i UEFA-s, i përcaktojnë ata. Të dyja tifozeritë kanë nga 4 mijë vende. Janë 8 mijë vende që do i shpërndahen publikut, që mund të jetë shqiptar dhe i huaj. Por prioritet kanë shqiptarët. Duhet të aplikojnë, do të bëhet një short dhe ndiqet më pas praktika e biletës. Nuk ka asnjë mundësi për treg të zi, sepse bileta është me emër, mbiemër dhe ID“, ka thënë Edlira Jaupaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/