Nga Ligue 1, në Serie A dhe Premier League, Cenolli tregon ofertat për Brojën: Chelsea e do për vitin tjetër

Armando Broja ka tërhequr vëmendje të madhe në sezonin e tij të parë në Premier League. Interesimi për të është i lartë dhe shumë klube janë vënë në lëvizje për shërbimet e tij. Mario Cenolli tregon për emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“ se nga Premier League, në Serie A e deri në Ligue 1 kërkojnë sulmuesin shqiptar. Por vetë menaxheri i njohur ka bindjen se e ardhmja e 20-vjeçarit do të jetë te Chelsea.

“Broja, për atë që ka dhënë deri tani në kampionatin anglez, me sa di unë gjysma e Premier League-s ka kërkuar informacione për të dhe kanë kërkuar që të jetë pjesë e tyre. Normalisht kjo varet nga Chelsea, sepse Chelsea është pronari i kartonit. Di me saktësi që janë 2-3 ekipe në Itali, më duket Napoli dhe Roma, që kanë shfaqur interes për të. Di edhe që në Francë është ekipi i Olimpik Marsejës që kërkon informacione.

Southamptoni ka kërkuar interes për Armandon që pas 4-5 muajve që ishte aty. Ata ishin pretendentët kryesorë për ta marrë Amrandon. Më shumë se ai, askush tjetër nuk mund ta marri Armandon, sepse ia njeh vlerat dhe punon ditë për ditë me të. Për mendimin do jetë shumë e vështirë, sepse Chelsea do ta afrojë dhe vitin tjetër ta ketë pjesë të tij. As Southampton-i vetë nuk e priste që Broja të bënte kaq mirë këtë sezon. Të gjithë lojtarët nuk mund të bëjnë gola javë për javë. Me atë që ka treguar, i ka shërbyer ekipit edhe pa bërë gola. Për mua d otë kthehet te Chelsea“, është shprehur Mario Cenolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online