“Nuk jeni pjesa e mirë e shoqërisë ju”! Gazetari vëren autogolin e Fidel Yllit, nervozizëm dhe plasin akuzat

Në ditën e sotme është bërë një debat në emisionin “Shqipëria LIVE” mes të deleguarit të Qeverisë, Fidel Yllit dhe sekretarit të përgjithshëm të Ligës Profesioniste, Dritan Kadia. Në të është thënë nga ana e Fidel Yllit se si një njeri i sportit do t’i bëj presion edhe Kryeministrit Rama që e ka deleguar në këtë çështje. “Fati juaj është që jam unë në këtë mes pasi jam njeri i sportit dhe jam në interesin tuaj, pasi të ishte një tjetër ministër siç kanë bërë Qeveritë e mëparshme, atëherë do të ishin me interesin e buxhetit të shtetit. Pastaj në pozitën që kam unë edhe pak vite dhe mund të largohem, por në sport do të jem deri sa të kem frymë”, ka thënë Fidel Ylli.

Dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, gazetari Endi Tufa ka sjellë në vëmendje se në thelbin e katër pikave është realizimi i ligjit të sponsorizimit ashtu siç edhe duhet. Kjo ka sjellë nervozizmin e madh të Fidel Yllit që pasi kujton pikat e tjera të kërkuar nga Liga Profesioniste është shprehur:

“Nuk mund t’i vini tavane dhe limite dhe Qeverisë ju. Se nuk jeni Zoti ju pjesa e futbollit. Nuk jeni pjesa më e mirë e shoqërisë ju. Dakort? Nuk është budalla një firmë që të vëri logo te një ekip që shet ndeshje dhe kur ka dhunë në stadium. Të rregullojmë njëherë veten tonë pastaj ti kërkojmë Qeverisë dhe shtetit”.

Në këtë moment ishte sërish Endi Tufa që i kujton Fidel Yllit se është njeriu i sportit dhe kjo frazë e thënë mund të evitohej lehtësisht. “Pjesa më e mirë e shoqërisë ti e di shumë mirë që është sporti se ti je pjesë e sportit. E mban mend shumë mirë kur dikur që ishte pjesë e Opozitës dhe trokisje në dyert e Qeverisë së dikurshme për paratë që ti kalonin sportit”, ka thënë Tufa. E në përfundim të këtyre fjalëve ka ardhur edhe akuza e Yllit që e cilëson gazetarit në mbështetje të Federatës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online