Debati mes Fidel Yllit dhe Ligës Profesioniste shkon në televizion, i deleguari i Ramës: Jam me ju që t’i bëjmë presion Kryeministrit

Debati mes Ligës Profesioniste dhe të deleguarit nga ana e Qeverisë, Fidel Yllit, ka mbërritur në televizion. Kështu në emisionin “Shqiperia LIVE” ka qenë i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Profesioniste, Dritan Kadia. Ky i fundit ka ruajtur qetësinë në lidhjen direkte për të treguar se çfarë nuk ka funksionuar në gjithë këto kohë, duke theksuar faktin se mungon një reagim konkret nga kryeministri Rama mbi katër pikat e propozuara.

Nga ana tjetër Fidel Ylli shprehet se presioni i bojkotit nuk është zgjidhja e duhur. Por nëse do të rinis kampionati dhe do të ketë sërish një tjetër ulje në tavolinë dhe dakortësim mes palëve, Ylli është i gatshëm që të bëj presion te Rama dhe Qeveria për plotësimin e katër kërkesave.

Fidel Ylli: “Sporti nuk ka nevojë për 4 kërkesa, por për 404 kërkesa. Sporti e bën rininë më solide, i largon të rinjtë nga droga dhe të gjitha veset e tjera. Por nga ana tjetër bojkoti nuk është zgjidhje. Sa është bërë në këto 8 vite nuk është bërë në 100 vite për futbollin. Ka investuar 30 milionë euro Qeveria. Nuk mundet t’i bësh presion Qeverisë duke bojkotuar. Me presidentin e FSHF dhe presidenti i Partizanit dhe kemi bërë një bisedë prej 5 orësh. I thashë që unë jam në anën tuaj dhe jo të Qeverisë, por duhet të pranoni tavolinën e përbashkët.

Dritan Kadia: “Kryeministri vendosi si negociator Yllin dhe Liga nga ana tjetër vendosi një palë tjetër për të komunikuar me Ramën: “Demin, Kokëdhimën dhe Halilin”. Ata duan një komunikim direkt me kryeministrin e Shqipërisë”

Fidel Yllin: “Po pse Rama është Zeusi që do të zgjidh problemet në Shqipëri? Pastaj nuk do të kishte as këshilltar, asnjë drejtues tjetër, por do të ishte vetëm kryeministri i Shqipërisë. Për mua nuk ka fare shqetësim sa i përket zgjidhjes së problemit. Mund të zgjidhen të katër pikat, mund të zgjidhen dy, mund të mos zgjidhet asnjë fare. Nuk ka rëndësi kjo, por të ulemi në tavolinë të Ligës dhe jam në krahun tuaj që ti bëj presion Ramës dhe Qeverisë që të zgjidh problemet. Mua më intereson gjithë sporti shqiptar. Mua më intereson ligji që inicioi FSHF se jam njeriu i sportit, por si do të zgjidhet me presion? Unë i thashë që nisni kampionatin dhe unë do të shkoj te Kryeminstri për të marrë përgjigjen e duhur. Por ata nuk kanë pranuar”.

Dritan Kadia: “Nuk kemi arritur në pikën kulmore, jemi në pikën zero. Secili duhet të bëj pjesën e vetë. Personi që ne i kemi dërguar kërkesat nuk ka bërë asnjë reagim, nuk ka thirrur asnjë tryezë. Është vetëm ndonjë reagim spontan që thotë se nuk realizohen pikat dhe asnjë në veçanti për të treguar Kryeministri më në detaje se çfarë nuk shkon me katër pikat. Pastaj këto histortë më takove dhe nuk më takove, erdhe dhe nuk më erdhe, nuk janë thelbësore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online