Ergys Kaçe i jep fund me PAOK-un por nuk heq dorë nga Greqia, në negociata me gjigantin helen

Një karrierë e mbajtur peng nga PAOK-u ka qenë ajo e Ergys Kaçes në Greqi. Talenti shqiptar i ka kaluar 4 vitet e fundit në huazim, ku pas rikthimit sërish nuk e ka gjetur një vend stabël në radhët skuadrës nga Selaniku. Mesfushori kuqezi nuk është lënë i lirë të shfaqë gjithë potencialin që ai zotëron, por më në fund ndarja mes palëve ka ardhur.

Kaçe i ka dhënë fund me PAOK-un dhe është gati të hedhë një hap tjetër në karrierë. Megjithëse pritej një kalim në një kampionat më të fortë, mesfushori shqiptar duket se nuk heq dorë nga Greqia. Është “Sport24.gr” ajo që raporton se gjiganti helen, Arisi i Selanikut ka nisur negociatat me Ergys Kaçen, që tani është një lojtar i lirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online