“Nuk jam si ca të tjerë që thërrasin policinë”! Mes thumbave, por Murinjo i kërkon falje për herë të parë trajnerit rival pas zënkës dhe pranon fajin

Roma ka mposhtur dje Salernitanën me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 32-të të Serisë A dhe kjo ndeshje është shënuar edhe nga përplasja e Jose Mourinhos me trajnerin mysafir Davide Nicola. Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, Mourinho dhe Nicola patën një përplasje verbale dhe ranë shumë fjalë të ashpra.

Jose Mourinho ishte tepër i sinqertë pas ndeshjes dhe tha se gjithçka që po ndodhte ishte e panevojshme. “Unë do të them të vërtetën, jo si disa që thërrasin policinë,” tha Mourinho, duke iu referuar Bodo Glimt, që akuzoi trajnerin e portierëve të Romës, Nuni Gomes se kishte goditur trajnerin e tyre pas ndeshjes të Ligës së Konferencës.

“Dikush nga pankina ime u tha kundërshtarëve se do të shkonte në Serinë B. Dua të kërkoj falje në emër të atij që e tha këtë. Ne jemi njerëz të civilizuar. Çfarë ndodh në fushë, mbetet atje. Askush nuk do të na presë. 45 minuta pas ndeshjes për të goditur dikë”, thotë Mourinho. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online