“Le të hiqet pozicioni jashtë loje”! Futbolli nuk do të jetë më i njëjti, Marco van Basten për 5-5-0 të Diego Simeones: Tifozët ndërrojnë kanal, e dërgojnë në Netflix

Manchester City dhe Atletico Madrid luajtën ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në fillim të kësaj jave. Trajneri Diego Simeone e kaloi pjesën më të madhe të lojës në formacionin 5-5-0 dhe qëllimi ishte vetëm mbrojtja në Etihad, pa asnjë ambicie në sulm.

Një mjedis dhe lojë e tillë revoltoi Marc van Basten, i cili ofron një zgjidhje radikale dhe ajo është heqja e pozicionit jashtë loje. “Është shumë e vështirë të shënosh një gol, nuk është më e këndshme të shikosh. Do të ishte normale që publiku në situata të tilla të ndërronte kanalin dhe të shikonte një film në Netflix.

Një organizatë si FIFA duhet të gjejë mënyra për ta mbajtur futbollin të këndshëm. Askush nuk mund të fajësohet, një trajner mund të krijojë dhe të bëjë diçka të tillë, por thjesht nuk është komode të shikosh më. Tani le të hiqet edhe pozicioni jashtë loje, pasi nuk del kurrë në skema të tilla”, tha Marco van Basten. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online