“Nuk jam penduar që luajta me Kroacinë”! Flet ish-lojtari shqiptar: Nuk shkova në Kosovë për 9 vite, nuk po flisnin mirë për mua se zgjodha Kroacinë

Mediat kroate kanë nisur me shkrimet para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Këtë herë ata kanë sjellë në qendër të vëmendjes një ish-lojtar shqiptar, Kujtim Shalën. Ky i fundit e nisi rrugëtimin e futbollit nga Kosova, ishte pjesë e Partizanit të Beogradit dhe Dinamo Zagrebit.

Gjithashtu Shala ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren e Kroacisë. Në një intervistë për “Vecernji list”, ish-futbollisti do të shprehej se nuk ishte penduar për zgjedhjen e tij. “Gjithçka ndodhi, nuk ishte e lehtë për njerëzit e mi që jetonin në Kosovë, ajo ndeshje për Kroacinë nuk u prit mirë, por nuk jam penduar aspak.

Nga viti 1990 nuk shkova ne Kosovë deri në vitin 1999, e di qe nuk do të kaloja mirë, gruaja ime shkonte me fëmijët, gjithmonë e pyesnin në kufi nëse është gruaja ime dhe pse nuk po shkoja më në Kosovë. Thanë lloj-lloj gjërash, por unë jam krenar për atë ndeshje për Kroacinë dhe do të jem gjithmonë”, tha Shala. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online