VIDEO/ 100 milionë euro të hedhura në kosh! Antony kthehet qesharak te Manchester United: Si t’i shpjegojë fëmijëve se ky është…brazilian?

Manchester United nuk ndalet me ndeshjet zhgënjyese këtë sezon sepse klubi nga Old Trafford u eliminua nga Evropa me humbjen e mbrëmshme ndaj Bayernit. E gjithë skuadra e Djajve të Kuq u sulmua nga tifozët dhe enigmë mbetet veçanërisht një lojtar. Krahas Ten Hagut, kritika të mëdha mori Anthony.

Është lojtari i kombëtares braziliane Antony që ka luajtur nga minuta e parë mbrëmë, por nuk ka bërë asgjë të veçantë. Lojtarët e Bayernit e ndaluan plotësisht dhe tifozët e United nuk mund ta besonin se i paguan atij lojtari 100 milionë euro.

Një detaj nga ndeshja ka qenë në qendër të vëmendjes pasi një nga tifozët e United ka filmuar aksionin në të cilin protagonisti kryesor ishte Antony. Pasi kërkonte të mashtronte rivalin, Antony përfundon me një aksion të mbyllur më kot dhe top të humbur. “Si do t’i shpjegoj një fëmije që Antony është në të vërtetë brazilian”, ka shkruar njëri prej tifozëve në Twitter me një video të detajit të lartpërmendur nga ndeshja e mbrëmshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online