FANTASTIKE/ IFFHS tregon se Shqipëria ka një nga pesë trajnerët më të mirë në botë, Silvinjo konkurron me Deschamps, Bielsën dhe Scalonin

Një lajm fantastik vjen nga IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Në datën 11 dhjetor, të hënën, Silvinjo u nominua për çmimin e trajnerit më të mirë në botë sa i përket ekipeve kombëtare.

E gjitha kjo në saj të suksesit që ky trajner ka arritur me Shqipërinë. Së bashku me kandidaturën e Silvinjos janë përzgjedhur edhe Dider Deschamps, Marcelo Bielsa, Roberto Martinez dhe Lionel Scaloni.

Ky i fundit u shpall kampion bote me Argjentinën, ndërsa karshi këtyre emrave, Silvinjo do të tentojë që të marrë çmimin. Sigurisht që në një përballje me emra të tillë Silvinjo ka pak gjasa për ta fituar çmimin, por Shqipëria mund të krenohet me faktin se ka një nga 5 trajnerët më të mirë në botë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online