Nuk ishte dita e sulmuesëve të Polonisë, Sousa e shpjegon: Mbrojtësit e Shqipërisë luajtën shumë fortë, pa mëshirë…

Lewandowski ka folur në përfundimin e takimit mes Shqipërisë dhe Polonisë. Sulmuesi polak është shprehur se në momentin e hedhjes së shisheve të ujit u bë situata e rrezikshme për futbollistët. “Ndeshjen e kemi pasur nën kontroll. Me rëndësi është që ne morëm fitoren. Kishim në kontroll mesfushën, megjithëse nuk ishte e mjaftueshme për të qënë më afër portës së Shqipërisë.

Por e dinim nivelin e tyre dhe me rëndësi është që kemi fituar. Arbitri po debatonte për ta ndërprerë lojën. I kishte qortuar shqiptarët më parë dhe kur shishet fluturuan tek ne, u bë pak e rrezikshme situata. Gjithsesi e dinim që ndeshja do të mbyllej deri në fund”, tha Lewandowski.

Ndërkohë trajneri Sousa ka vlerësuar mbrojtjen e Shqipërisë: “Ndeshja u vendos nga stoli dhe nuk është hera e parë. Detyra kryesore e mesfushorëve tanë ishte që të neutralizonin krijuesit e tyre. Klich hyri në fushë për të shtuar cilësi dhe aftësi, kështu ne kontrolluam lojën pas pushimit. Ishte ndeshje e vështirë për sulmin tonë. Mbrojtësit shqiptarë luajtën shumë fort, pa mëshirë dhe hynin në duele të ashpra”, tha Sousa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online