“Ishte pak e rrezikshme”, Lewandowski për shishet e hedhura në Tiranë: E kemi pasur Shqipërinë në kontroll

0

Leëandoëski ka folur në përfundimin e takimit mes Shqipërisë dhe Polonisë. Sulmuesi polak është shprehur se në momentin e hedhjes së shisheve të ujit u bë situata e rrezikshme për futbollistët. “Ndeshjen e kemi pasur nën kontroll. Me rëndësi është që ne morëm fitoren. Kishim në kontroll mesfushën, megjithëse nuk ishte e mjaftueshme për të qënë më afër portës së Shqipërisë.

Por e dinim nivelin e tyre dhe me rëndësi është që kemi fituar. Arbitri po debatonte për ta ndërprerë lojën. I kishte qortuar shqiptarët më parë dhe kur shishet fluturuan tek ne, u bë pak e rrezikshme situata. Gjithsesi e dinim që ndeshja do të mbyllej deri në fund”, tha Leëandoëski. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.