Nuk ia kishte idenë se çfarë talenti kishte i biri, mamaja e Ronaldo fenomenit: Luaja lloto çdo ditë, nuk e dija se bileta fituese po thyente sendet me top

Luis Nazario de Lima është një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Gjurmët që ka lënë në këtë sport nuk mund të fshihen, ndërsa pengu i vetëm ishin dëmtimet e rënda në gju që e detyruan të tërhiqej.

Por që në moshë të herët, Ronaldo tregoi dashurinë e tij për këtë sport, si një brazilian që jetonte 24 orë për të. Nga ana tjetër, mamaja e tij bëri tre punë për t’i siguruar gjithçka i duhej. Sigurisht, në gjithë atë kohë nuk e mendonte se sa do i vinte shpërblimi.

Në një intervistë për mediat braziliane, ajo deklaroi se luante lloto pothuajse çdo ditë dhe shpresonte të fitonte xhekpotin, por nuk e kishte idenë që xhekpoti ishte në shtëpinë e saj. “Kam luajtur lloto pothuajse çdo ditë duke shpresuar të fitoj xhekpotin, por as që e dija se bileta fituese po i thyente gjërat në dhomën e ndenjjes me topin e futbollit,” tha Sonia, nëna e Ronaldos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online