VIDEO/ Shqipëria e Cungut fiton dhe është super! Franca ndihmon Serbinë dhe na nxjerr ne nga gara, ndeshja që ishte “zhdukur” nga transmetimi

Shqipëri-Maqedoni e Veriut U-19 3-1 Mata 19′ p, Pjeshka 46′, Bibo 50’/ Talakov 45′

Shqipëria U-19 ka zhvilluar ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Maqedonisë së Veriut në grup. Ekipi i Cungut ka zhvilluar një 45 minutësh të parë që fliste i gjithi për kuqezinjtë. Goli i parë i takimit do të vinte nga Mata në të 19, teksa nga 11-metrat arriti që të mposhti portierin. Shumë raste të krijuara dhe të shpërdoruara nga kuqezinjtë që deri në minutën e 35 ishin vetëm duke provuar reflekset e portierit të Maqedonisë së Veriut.

E kur rezultati duhej të ishte më i thellë, Maqedonia e Veriut barazon me të parën gjuajtje në portë. Talakov goditi nga distanca dhe topi përfundoi në rrjetë, për ta mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-1. Menjëherë pas nisjes të së dytës, Pjeshka dhe Bibo i dërguan shifrat në 3-1. Një paraqitje shumë e mirë e djemëve të drejtuar nga Cungu, por nuk kishin më motiv për të thelluar shifrat nga… Franca.

Kjo e fundit vendosi që Serbia të kualifikohej dhe të renditej e dyta para Shqipërisë, megjithëse të dy Kombëtaret e Ballkanit grumbulluan 4 pikë. Francezët u kursyen së tepërmi ndaj Serbisë duke fituar vetëm në minutën e fundit me shifrat 1-2. Për shkakun e diferencës së golave, Shqipëria priste një fitore bindëse të Francës dhe që ta kishte gjithçka vetë në dorë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kjo nuk u arrit për asnjë moment, teksa deri në minutën e 90, Serbia po barazonte 1-1 ndaj Francës në ndeshjen që nuk u transmetua në asnjë stacion televiziv, por mund të ndiqej vetëm rezultati i saj nga UEFA. Shumë peng për kuqezinjtë që edhe në ndeshjen direkte me Serbinë e treguan se ishin më mirë se ta, megjithëse dolën nga stadiumi me barazimin 2-2. Në përgjithësi duhet thënë se ka elemente cilësore dhe mbreslënëse nga mesfusha dhe sulmi i Shqipërisë U-19 për t’u pasur parasysh nga Alban Bushi, ndërsa më pak nga mbrojtja, që ka çaluar. Këto kualifikuese mbyllen me humbjen ndaj Francës, barazimin ndaj Serbisë dhe fitoren me Maqedoninë e Veriut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online