“Nuk i kam idenë se çfarë ekipi është Kukësi”, trajneri i Slavia Sofias: Po i’u them të vërtetën!

Nga Klaudio Ndreca

Shorti ka rezervuar një përballje shumë të fortë për Kukësin në “Europa League”, teksa do të përballet ndaj Slavia Sofias. Ekipi bullgar konsiderohet një ekip shumë i fortë dhe favorit për të kaluar turin.

Por ekipi shqiptar do të luajë në shtëpinë e tij dhe kjo e favorizon disi Kukësin. Por çfarë mendimi ka trajneri i Slavia Sofias për kundërshtarin që do të ketë në Europë? Në fakt, Zlatomir Zagorcic ka treguar me sinqeritet se nuk e njeh aspak Kukësin.

“Po i’u tregoj të vërtetën, nuk ia kam idenë se çfarë ekipi është Kukësi. Nga sot do të futemi dhe do të shohim se çfarë përfaqësojnë ata. Shpresojmë se do e fitojmë ndeshjen. Sigurisht nuk është se do të kemi një kundërshtar aq shumë të vështirë. Shpresoj se do të luajmë një ndeshje të fortë kundër tyre dhe do të kalojmë më tej. Nuk e di situatën në Shqipëri sa i përket Koronavirusin, ka vende të tjera rezervë ku mund të luajmë nëse atje ka shumë të prekur.

Nuk ia kam idenë akoma. Kur ta kuptojmë të gjithën këtë, atëherë do të veprojmë. Nuk kemi edhe shumë ditë. Përpara 15 ditësh kemi mbyllur kampionatin, vazhduam me kampin stërvitor dhe tani shpresoj se ekipi është në gjendjen e duhur për t’i fituar këto ndeshje”, tha trajneri i Slavia Sofia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online