Tirana është njësoj si Dinamo Tbilisi, drejtori i Crevena Zvezdës: I dimë qëllimet tona në “Champions”

Testi i parë i Tiranës në Champions League do të jetë Dinamo Tbilisi. Kjo ndeshje do të zhvillohet në fushën kundërshtare, pasi gjeorgjanët u zgjodhën të parët në shortin e Nionit. Megjithatë faktori fushë nuk është më aq i rëndësishëm, pasi në stadium nuk do të jenë të pranishëm tifozët. Nëse skuadra e Superiores arrin të kualifikohet, do të përballet me ekipin kampion të Serbisë, Crevena Zvezda. Në një intervistë të zhvilluar për mediat serbe, drejtori sportiv i Zvezdas, Mitar Mrekla, është i interesuar të shkojë sa më lartë në këtë kompeticion dhe nuk ka ndonjë preferencë kundërshtari, pavarësisht një përballje të zjarrtë si Tirana-Crevena Zvezda.

“Së pari duhet të fitojmë ndaj kundërshtarit tonë në fazën e parë. Gjithashtu nuk jemi të sigurtë nëse do të luajmë përballë atyre (i referohet Tiranë), pasi ata kanë një ndeshje të vështirë me një rival të nivelit të njëjtë. Sigurisht që nëse fitojmë në raundin e dytë duhet ta luajmë në shtëpi, megjithatë nuk ndikon në lojë, sepse stadiumet janë pa tifozë. Ne e dimë cilat janë qëllimet tona në Champions League, prandaj duhet të ecim hap pas hapi”- u shpreh Mitar Mrkela, drejtori i Crevena Zvezdas. Ndeshjet e fazës së parë të eleminatoreve të Champions League do të luhen në 18-19 gusht, por ndryshe nga vitet e tjera këto sfida do të jenë vetëm një ndeshje, përshkak të kalendarit të ngjeshur të krijuar nga pandemia e koronavirusit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online