Nuk hodhi poshtë besimin e drejtuesëve, Alfred Allamani ndryshon gjendjen e Turbinës

Kampionati i futbollit në Shqipëri është duke shkuar drejt mbylljes, ndërsa disi në harresë është lënë në media edhe Kategoria e Parë nisur nga sezoni “i çuditshëm” dhe i zhvillimeve të mëdha në Superiore. Aty dallojmë edhe një trajner të ri që është për t’u vlerësuar si Alfred Allamani.

Prej tre vitesh si pjesë e Turbinës në rolin e zëvëndës trajnerit, por duke nisur nga janari drejtuesit e skuadrës do t’i besonin stolin si trajner i parë. Allamani nuk do të zhgënjente, përkundrazi, i përmbushi pritshmëritë.

Më herët Turbina ishte mësuar që të vuante për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë por me Allamanin në krye ka ndryshuar situata, pasi skuadra është siguruar shumë kohë përpara mbylljes së kampionatit.

Gjatë kësaj kohe dallohen edhe dy fitore që tregojnë saktësisht nivelin në rritje të këtij ekipi pasi arritën të mposhtin Flamurtarin në shiftat 4-0 dhe Elbasanin 1-0. Një tregues i qartë ky se në Shqipëri duhet të nisin që t’i besojnë më tepër edhe emrave të rinjë të trajnimit në nivele më të larta, për të ndryshuar edhe kulturën e futbollit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *