Pozitat e Igli Tares lëkunden për herë të parë pas 12 vitesh, Lotito po mendon “ndëshkimin”

Ky sezon është mbyllur jashtë objektivave për Lacion, që nuk është ndihmuar aspak as nga blerjet e merkatos së shkuar. Ajo që ishte pika më e fortë e Igli Tares këtë sezon nuk ka funksionuar. Drejtori sportiv shqiptar ka qenë në qendër të kritikave për afrimet jo të përshtatshme në skuadër, duke i kushtuar kështu bardhekaltërve edhe në aspektin financiar.

Pozitat e Tares kanë nisur të lëkunden për herë të parë pas 12 vitesh te Lacio. Lotito nuk është i kënaqur me punën e këtij sezoni dhe sipas “Tuttosport” në mbledhjen e nesërme nuk do të diskutohet vetëm për të ardhmen e Inzagit, por edhe të 47-vjeçarit shqiptar.

Madje Lotito po mendon për “ndëshkimin“ e tij. Plani i presidentit të klubit kryeqytetas është ta largojë Taren nga projekti i skuadrës Primavera dhe të emërojë Biankezin përgjegjës për të. Një ide kjo që nuk është parë me sy të mirë nga ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online