“Nuk është situata ku do të donim të ishte kapiteni ynë”, trajneri dërgon Aubameyang-un në tribunë: Kemi rregulla këtu

Arsenali ka mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 sot ekipin e Southampton-it. Por ajo që u vu re përpara fillimit të takimit ishte fakti se emri i Aubameyang-ut mungonte në formacion kundër skuadrës së Armando Brojës. Madje kapiteni i “topçinjve” nuk gjendej as në pankinë. Këtë mungesë të tijën e ka sqaruar trajneri Arteta, i cili bën me dije se Aubameyang ka shkelur rregullat e klubit. Ndërkohë mediat angleze zbluojnë se lojtari ka kërkuar të udhëtojë jashtë shtetit dhe më pas është rikthyer përtej afatit të caktuar. Gjithashtu duke shkelur protokollin për Covid-19.

“Fatkeqësisht Aubameyang nuk është me ne sot për shkak të një shkeljeje disiplinore. Ne jemi shumë konsistent në këtë drejtim. Kemi rregulla dhe të gjithë duhet t’i zbatojnë ato. Sigurisht që nuk është një situatë e lehtë. Sigurisht jo ajo në të cilin do të donim të ishte kapiteni ynë”, ka thënë Mikel Arteta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online