Ish-sulmuesi i Liverpool-it i kujton rikthimin e tij në “Anfield”, ironia therëse e Gerrardit: Po ta luaja me Unitedi-in do e urreja të vija këtu

Dita e sotme ka qenë e veçantë për Steven Gerrard. Ky i fundit rikthehet përsëri në stadiumin që ka qenë për vite me radhë shtëpia e tij, por këtë herë si trajner i ekipit kundërshtar. Liverpool ka mposhtur 1-0 Aston Villa-n, ndërsa pas ndeshjes ish-mesfushori ka dhënë intervistën e tij për mediat.

Nga studio është një tjetër ish-lojtar i Liverpool-it, Michael Owen, që e pyet për emocionet që ka ndjerë për faktin se shkel përsëri në “Anfiled“, duke i treguar edhe përjetimin e tij personal. “Të gjithë kemi luajtur dhe jemi kthyer përsëri në “Anfield“. Më duhet ta pranoj se e urreja të kthehesha dhe të luaja kundër tyre. Por cilat ishin emocionet e tua për rikthimin e sotëm dhe si u ndjeve që solle një ekip në shtëpi?“, ishte pyetja e Owen-it.

Megjithatë përgjigja ka qenë e hidhur për të, teksa Gerrard nuk ia ka përtuar ironinë. “Po të luaja me Manchester United do e urreja të kthehesha këtu“, ishte thumbimi i Gerrard. Kujtojmë se Owen la Liverpool-in në vitin 2009 për t’ju bashkuar “djajve të kuq”. Një transferim ky që nuk u prit aspak mirë nga tifozët, teksa Manchester United ishte një rivalët e tyre të përbetuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online