Fitoi minimalisht me një lojtar më shumë për 45 minuta, Guardiola habit: Nuk është e lehtë të luash kundër 10 lojtarëve

Mançester Siti ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Ulverhemptonin, pavarësisht se ka pasur një epërsi numerike përgjatë gjithë pjesës së dytë të takimit. Himenez u largua me karton të kuq në fund të pjesës së parë, duke i lënë “ujqërit” me një lojtar më pak në fushën e lojës. Ndërkohë, Guardiola habit me deklaratën e tij pas ndeshjes, duke u shprehur se nuk është e lehtë të luash kundër një ekipi me 10 lojtarë.

“Ndërsa ne luajtëm 11 me 11 ne ishim më të mirë. Nuk është e lehtë të luash kundër dhjetë vetëve, ata u mbrojtën jashtëzakonisht mirë. Megjithatë, ne luajtëm me durim dhe në fund triumfuam me meritë. Mund të jem i kënaqur. Nuk ishte e lehtë, pasi ata shpesh luanin me të gjithë lojtarët para zonës së tyre të penalltisë. Prandaj nuk mundëm të krijonim shumë raste, por fitorja është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online