Nuk e transmetuan ndeshjen me Teutën dhe donin të shtyhej 5 orë para, trajneri i Shamrock del kundër: E kuptoj që janë Lojërat Olimpike…

Ekipet irlandeze kanë befasuar në turin e tretë të “Conference League” me rezultatet që kanë arritur. Nëse Shamrock mundi Teutën, nga krahu tjetër ishte Dundalk që bëri surprizën e madhe duke barazuar në transfertën e Vitesse me shifrat 2-2. Ndërkohë rezultat pozitiv arriti dhe Bohemnias që mundi PAOK me rezultatin 2-1. Por në Irlandë ka një problem me interesimin që i kushtojnë futbollit në transmetim. Pra televizionet nuk e kanë parësore këtë sport. Jo vetëm për kampionatin vendas, por as për ndeshjet në Europë.

RTE kishte shprehur interesimin për transmetimin e Shamrock-Teuta, por më pas nuk zgjodhi që ta jepte pasi kërkonte zhvendosjen me 5 orë para të ndeshjes që të mos ndërhynte në programacion. Kaq për të kuptuar interesin real të tyre, ndërsa shifrat që ofrohen janë më pak se qesharake. Mbi këtë problem foli edhe trajneri i Shamrock, Bradley, nisur nga ndeshja europiane me Teutën.

“Ne duhet të harrojmë kompanitë televizive në vendin tonë që refuzojnë dhe nuk shfaqin ndeshjet. Po e humbni kohën tuaj kot, por nuk më habisni. Duhet të ndërtojmë produktin tonë dhe me kalimin e viteve duhet të shohim se ku na dërgon. Ndoshta vetëm po të kemi interesim për transmetim jashtë vendit pasi kjo që kemi tani në vendin tonë nuk respekton cilësinë dhe punën që bëhet.

E kuptoj shumë mirë që Lojërat Olimpike kanë gjithë vëmendjen dhe me të drejtë, por nuk është vetëm ky vit. Mos ta mashtrojmë veten. Nuk do të lutemi para tyre që të tregojnë lojtarët e talentuar që luajnë në këtë kampionat dhe që prodhojnë vërtet shumë. Kur ulesh me të tjerët në Europë dhe flet me ta për paratë që fitojnë nga të drejtat televizive, janë shuma të pabesueshme. Kjo ndodh edhe me kampionatin tonë. Këtu thonë: “Mirë se kampionati i Irlandës po luhet”. Duket sikur po e kërkon ti që të ndihmojnë, nuk duhet të jetë kështu”, tha Bradley. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online