“Nuk e prisja që Skëndërbeu të mbushte Elbasan Arenan”! Hoxha tregon edhe se ku ndryshon Dinamo nga Tirana me Partizanin

Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Mes të tjerash është diskutuar edhe për Dinamon që u rikthye në elitën e futbollit shqiptar për t’i shtuar më shumë historinë Superiores. Por nga ndryshon kjo skuadër nga dy ekipet e tjera të kryeqytetit? Hoxha është shprehur se presioni “shkatërrues” nuk është si te Tirana dhe Partizani.

“Nëse te Partizani dhe Tirana ka presion të madh nga tifozeria, nuk ndodh kështu te Dinamo. Nëse do të bësh diçka, e bën dhe nuk ka presion. Tirana ka vuajtur se iu kthye tifozeria kundër, Partizanit i kthehet tifozeria kundër dhe e mbyt. Te Dinamo nuk ndodh kjo. Madje arrinte presidenti i Dinamos që u kthente përgjigje në Facebook të gjithëve. Nuk e ke këtë shans te Tirana dhe Partizani. E keni parë se çfarë bëhet atje?

E dini se kush ekipi i fundit që e solli titullin e fundit në kryeqytet pasi e fitoi Partizani? Dinamo. Iku Dinamo dhe titulli vazhdoi ose në jug ose në veri. Ose te Kukësi ose te Skënderbeu. Të tre ekipet e kryeqytetit bëjnë edhe një lloj aleance kur janë bashkë, i janë bukuri kampionatit. Unë nuk e kisha menduar kurrë që Elbasan Arena të mbushej nga tifozët e Skënderbeut. Kjo ndodhi me Dinamon e Zagrebit ku u sollën 13.000 tifozë. Ke parë sa njerëz shkojnë në Korcë tani? Kaq shkojnë, çfarëdo që të bësh. Hiq Vllazninë, ekipet e rretheve dhe Lushnjen që ka prezencë tifozerie, të tjerët kanë problem”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online