“Nuk e njoh frikën”! Trajneri i Dinamos flet para ndeshjes me Kukësin: Kemi të njëjtin dëshirë si presidenti i klubit…

Dinamo do të përballet ndaj Kukësit në javën e shtatë të Superiores. Para këtij takimi, trajneri i kryeqytetasëve ka dalë në konferencën për shtyp duke u shprehur se nuk e njeh frikën. Gjithashtu duke dhënë opinionin mbi kërkesat e larta të presidentit të Dinamos, Shkëmbi tregon se presioni është pozitiv.

“Për frikë nuk kam pasur ndonjëherë frikë, as si trajner nuk kemi frikë. Jam I bindur që po mendojmë vetëm për Kukësin, pasi meriton vëmendje të madhe dhe nuk mendojmë për atë çka vjen pas Kukësit. Mua dhe futbollistëve na pëlqen presioni pozitiv që vjen nga presidenca, të njëjtën dëshirë kemi dhe ne që Dinamo të jetë në luftën për titull ose minimum të luftojmë për Kupat e Europës. Të gjithë bashkë me presidentin do të bëjmë maksimumin, sidomos ne që jemi në fushë duke punuar çdo ditë dhe çdo ndeshje”, tha Shkëmbi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online