Nuk e mbajti dot ekipin mbi supe ndaj Arabisë, Vargu: Mesi, fatkeqësia më e madhe e Argjentinës

Argjentina është befasuar ditën e sotme nga Arabia Saudite. Ai që dukej kundërshtari më i lehtë në letër, rezultoi më i vështiri në fushë. Mesi nuk arriti të mbante dot mbi supe Kombëtaren e tij, teksa arabët i mposhtën me rezultatin 1-2. I ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022”, Petrit Vargu ka guxuar të shprehet se Mesi është fatkeqësia e Argjentinës.

“Mesi, lojtari më i mirë i botës për mendimin tim, është fatkeqësia e Argjentinës. Është pak e guximshme ta thuash, aq më tepër një njeri amator si puna ime. Por duke parë atë që i ka ndodhur Kombëtares së Argjentinës në vitet e fundit, mendoj që kjo është“, ka thënë Petrit Vargu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online