“Sa mirë që pati fatin të luajë me Argjentinën që ti dëgjohet emri kaq shumë”, Kuqi e sheh ndryshe fitoren e Arabisë Saudite

Arabia Saudite ka qenë kryefjala në ditën e sotme. Fitorja e saj kundër Argjentinës ka bërë një jehonë të madhe mediatike në të gjithë rruzullin. Kur të gjithë janë duke i përgëzuar për paraqitjen dinjitoze që zhvilluan kundër Kombëtares së Lionel Mesit, Feride Kuqi e sheh në një tjetër këndvështrim. Moderatorja është shprehur në studion e emisionit “Botërori Katar 2022” në “Ora TV“ se Arabia Saudite pati fatin të luante ndaj Argjentinës për t’ju dëgjuar emri kaq shumë.

“Unë kam një këndvështrim tjetër të kësaj situate. Unë them sa mirë që Arabia Saudite paska pasur fatin të luajë me Argjentinën që t’i dëgjohej emri kaq shumë. Sa mirë që fitoi përballë Argjentinës”, ka thënë Feride Kuqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online