“Nuk e kuptoj Ikardin, në Gjermani po qeshin me situatën e krijuar!”

0

Andreas Brehme mbahet mend për golin deçiziv të shënuar në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës në vitin 1990, që i dhuroi Botërorin e tretë kombëtares gjermane. Ish-mbrojtësi është aktivizuar për katër sezone me Interin dhe në një prononcim për “Fcinternews.it”, ka dhënë mendimin e tij për çështjen e Mauro Ikardit.

58-vjeçari nuk arrin ta kuptojë një situatë të tillë, madje ka një mesazh për sulmuesin. Kjo çështje ka marrë përmasa të mëdha dhe në Gjermani po tallen dhe ironizojnë pafund kundrejt lojtarit dhe klubit zikaltër.

Unë nuk e kuptoj Mauron. Ai është një person i fortë dhe një futbollist e sulmues i madh. Po flasim për një 26-vjeçar. Nuk e kuptoj se pse pretendon me çdo mënyrë për të rimarrë shiritin e kapitenit. Ndoshta do të jetë më mirë për të që të mos jetë më kapiten i Interit. Kjo gjë mund t’i kthehet në avantazh.

Brehme dhe Mateus kur ishin pjesë e Interit

Nëse Spaleti dhe klubi kanë marrë këtë vendim, Ikardi mund të jetë më i lirë në aspektin psikologjik. Këtu në Gjermani të gjithë po qeshin me këtë situatë që është krijuar. Të gjithë shkruajnë negativisht për zikaltrit, edhe për faktin që gjithçka është shkaktuar nga një grua, Uanda Nara, gruaja dhe agjentja e argjentinasit”, përfundon Andrea Brehme.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.