Nuk e harron nuhatjen e golit, ish-lojtari i Kukësit tund rrjetën në Gjermani dhe po vendos ndeshjen

Valdet Rama ka gjetur rrugën e rrjetës në takimin e sotëm. Ekipi i tij, Meppen është duke fituar me shifrat 1-2 në transfertën me Viktoria Koln. Ishte pikërisht goli i cili mban firmën e ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare ai që po i jep 3 pikët deri në këto momente Meppen-it. Rama arriti të shënonte në minutën e 33-të të takimit, kur edhe shifrat ishin në baraspeshë 1-1.

Në rast se shifrat mbeten të pandryshuara, atëherë ekipi i sulmuesit shqiptar do të renditej në vendin e 9 në kuotën e 46 pikëve, por vetëm 5 pikë larg kreut që të siguron një vend në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Ndërkaq Valdet Rama e dërgon numrin e golave në këtë sezon me fanellën e ekipit gjerman në 6, si dhe ka arritur të dhurojë edhe një asist. Pas largimit nga Kukësi verën e shkuar, aventura e re nuk po i shkon keq lojtarit 33-vjeçar, që nuk e ka ndërprerë marrëdhënien me golin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online