Nuk do të jetë vetëm Tare, Lorik Cana drejt rolit të drejtorit sportiv në klubin zvicerian

Prej disa vitesh Lorik Cana ka hequr dorë prej futbollit, teksa shpalli njoftimin për varjen e këpucëve në gozhdë. Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare ka shprehur dëshirën për të hyrë në botën e trajningut, ndërsa ka qenë pjesë e ekraneve shqiptare për të analizuar ndeshjet. Por e ardhmja mund ta gjejë sërish në një post të rëndësishëm. Media zviceriane “Le Matin” bën me dije se ish-futbollisti kuqezi mund të marrë postin e drejtorit sportive pranë klubit të Lausanne.

Pablo Iglesias, i cili krynte këtë rol në ekipin zvicerian, është larguar nga detyra dhe në skenë ka dalë pikërisht emri i Canës. Ky do të ishte një rikthim në klubin e Lausanne-s për ish-lojtarin e Marsejës, pasi është stërvitur për ta në moshën 12-17 vjeçare. Nga aty do të hidhte hapat në karrierën e tij të pasur si futbollist, si dhe prej aty ka mundësinë të nisë rrugëtimin sërish, por këtë herë si drejtor sportiv. Në rast të zyrtarizimit të një marrëveshje të tillë, atëherë do të kishim një tjetër shqiptar në rolin e drejtorit sportiv pas Igli Tares, ndoshta pse jo edhe të të njëjtit nivel si vlonjati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online