Zenit Shën Petersburg ka noftuar sot përmes rrjeteve sociale ndërprerjen e kontratës më Klaudio Markizion. Italiani përfundon aventurën ruse pas vetëm një viti. Në deklaratën e klubit njoftohet ndërprerja e bashkëpunimit me konsensus nga të dyja palët.
Marrëveshja aktuale përfundonte verën e ardhshme, por nuk është parë i arsyeshëm respektimi i saj deri në fund. Koha e kaluar në Rusi për italianin është një përvojë tërësisht për t’u harruar. Dëmtimet e lanë shumë kohë jashtë fushave dhe kushtëzuan në aktivizimin e tij.
33-vjeçari nuk ka arritur të gjejë veten në në kryeqytetin rus, duke regjistruar paraqitje nën mesatare. Italiani numëron vetëm 9 paraqitje gjithsej në kampionat, ku ka arritur të tundë dy herë rrjetën. Siç raportojnë mediet italiane, lojtari ndodhet në qendrën mjekësore të Juventusit për të trajtuar një dëmtim në gju.